Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së parë të lëvizjes së tij. Berisha tha se më 20 dhjetor do të zhvillohet protesta kombëtare e shqiptarëve.
Berisha tha se protesta e parë e “revolucionit”, edo të ketë 2 qëllime kryesore, kundër Ballkanit të Hapur dhe kundër vjedhjes së hapur
“20 Dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Revolucioni është në protestë. Protesta ka 2 qëllime kryesore. Së pari, kundër Ballkanit të Hapur. Së dyti kundër vjedhjes së hapur. Në datën 20 kombi ëhstë në protestë. Merr fundi skenari armiqësor anti-shqiptar i Ballkanit të Hapur. Kisha paralajmëruar se do ketë protesta Kombëtare”, KA THëNë AI.
Lëvizja e Berishës, vjen pikërisht në ditën kur u bë i ditur lajmi që Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, do të vijë në Tiranë, ku dhe do të mbahet takimi i radhës për “Open Balkan”.
Sali Berisha premtoi në Kuvendin Kombëtar se nëse Vuçiç vjen në vendin tonë për nismën që ka ndërmarrë së bashku me Edi Ramën dhe Zoran Zaev do të ballafaqohet me protesta mbarë-popullor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.