Qendra e Vetvendosjes në Shqipëri po zhvillon një protestë tek “Vëllezerit Frasheri” kundër vizitës në Tiranë të presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.
“Dy Trepça kemi ne, Rama e Thaçi shesin tre; Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik ‘Non Grata’ në Shqipëri”,shkruhet në pankartat e VV .
Protestuesit thanë më herët se do marshojnë drejt hotel “Sheratonit” ku mbahet samiti “Brdo Brione” ku dhe do marrin pjesë dy drejtuesit e lartë serbë, raporton bw.
“Ata të dy janë dy politikanë udhëheqës me të kaluar dhe të tashme kriminale, s’kanë shprehur asnjë pendesë për krimet e Serbisë, mohojnë masakrat e luftës. Ata nuk i njohin simbolet tona shtetërore. S’mund të sillemi këtu sikur jemi para një feste” u shprehen një ditë më parë përfaqësues të Vetvendosjes, në Shqipëri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.