“Më vjen mirë që SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje që përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA-të për korrupsion domethënës, tregon se askush pavarësisht se sa i fuqishëm, nuk është mbi ligjin. Kur të gjithë janë të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë!”
Ky ishte reagimi në Twitter i ambasadores Yuri Kim, pas dënimit me dy vite burg ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Ambasadorja duket se i është përgjigjur me stil edhe ish kryeministrit Berisha i cili në konferencë sot njoftoi se ka marrë avokat francez për të paditur sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken për shpifje. Blinken e shpalli persona non grata dhe ka hedhur akuza si të përfshirë në akte korruptive. Në konferencë Berisha përmendi mbi 17 herë fjalën dinjitet dhe se gjithçka po e bënte: Për të rikthyer dinjitetin.
Ambasadorja Yuri Kim në postimin për Llallën, një tjetër vendim i bujshëm thotë se: Kur të gjithë janë të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.