Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri tha se është e rëndësishme për Shqipërinë që të gjitha palët politike të njohin rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Ambasadorja thotë se SHBA pret që në muajin shtator Partia Demokratike të kthehet në parlament, duke thënë se vendi ka nevojë për një opozitë të plotë.
Kim iu referohet deklaratave të krye-demokratit, Lulzim Basha, duke thënë se pavarësisht kundërshtimeve të tij, PD do të jetë e pranishme në parlament.
“Mendoj se për Shtetet e Bashkuara, pikëpamja jonë është shumë e qartë. Në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, vërejtëm se është me rëndësi që të gjitha partitë të njohin rezultatet e zgjedhjeve, dhe për sa është e mundur, që partitë tani të mendojnë se si t’i shërbejnë popullit shqiptar, të gjithë popullit shqiptar. Pra, po presim me kënaqësi që të punojmë me të gjitha palët, të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, dhe më duhet të them se më e rëndësishmja për ne është që Shqipëria ka qenë tepër gjatë pa një opozitë të plotë në parlament.”, tha ajo. /opinion.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.