Policia e Fierit njofton se ka zbardhur vrasjen e Florian Selimit e ndodhur një ditë më parë në fshatin Hamil.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23-vjeçari F.S.
Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit: S.S, 26-vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M, 20-vjeç, banues në fshatin Sulaj.
Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23-vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.