×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbardhet dëshmia e 59-vjeçarit që ekzekutoi dy motrat

    Reporteri
    31 Dhjetor 2020 | 13:20

    Është zbardhur dëshmia e Përparim Ademit në polici, 59-vjeçarit që qëlloi për vdekje bashkëjetuesen dhe motrën e saj, mëngjesin e sotëm në Tiranë.


    Sipas “abcnews”, ai ka deklaruar se vrasjen e ka bërë nga xhelozia, duke shtuar se ishte nisur për t’u dorëzuar vetë në polici.

    “Vrasjen e kam bërë për motive xhelozie, u nisa për tu vetëdorëzuar në polici”, ka thënë Ademi.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit, ku u qëlluan për vdekje Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

    Ato u ekzekutuan në banesë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka qenë fëmija i Zhaneta Metanit, 14 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!