“Isha i dehur kur shkova te kunata”.
Kështu ka deklaruar Erdet Çapoku në dëshminë e parë pasi u arrestua nga policia pasi ekzekutoi nusen e vëllait mbrëmjen e djeshme.
34-vjeçari u shpreh se kunatën e ka vrarë, pasi dyshonte se i tradhtonte vëllanë, që ndodhet në burg.
“Kam qenë i alkoolizuar kur shkova tek kunata. Kemi pasur konflikte familjare.
Dyshoja se kunata më tradhtonte vëllain” mësohet se është shprehur ai shkruan Report.
Edhe në momentin që është ndaluar në Laprakë i riu mësohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa kokulur dhe duke qarë në komisariat ka pranuar krimin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.