×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbardhet dosja e masakrës në Velipojë: Si u gjet i vrarë Musaen Zeneli? Trupat ishin pranë njeri-tjetrit

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 15:23

    Në dosjen e prokurorisë thuhet se rreth orës 00:35 është njoftuar se ne vendin e quajtur Pulaj-Plazh, Velipojë, ka ndodhur një masakër.


    Ndërkohë pas mbërritjes së forcave policore në vendin e ngjarjes është konstatuar se në oborrin e hotel dhe restorant “Gocaj”, është gjetur i vrarë shtetasi Kujtim Ferracaku, dhe disa metra me tutje janë gjetur të vrarë shtetasit Edmond Gocaj, vëllai i tij Xhovan Gocaj.

    Policia njofton se pak metra më tutje është gjetur i vrarë edhe personi më i pafajshëm në këtë ngjarje që tronditi vendin, Musaen Zenali.

    Ndërkohë sipas grupit që shkoi në vendin e ngjarjes janë gjetur të plagosur rëndë Hasan Ferracaku dhe Elmedin Dyli. Ky i fundit kishte marrë një plumb në zemër.

    Reklamë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!