×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbardhet formulari që do firmoset nga demokratët për mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe për shkarkimin e Lulzim Bashës

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 7:58

    Ish-Kryeministri Sali Berisha prej të paktën dy javësh ka nisur një bashkëbisedim me anëtarët e Partisë Demokratike, pas vendimit të kreut demokrat Lulzim Basha, për t´a përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD.


    Berisha e ka cilësuar vendimin e Bashës si një thikë pas shpine për çdo demokrat, ndërsa ka deklaruar se do të përdorë mekanizmat statutorë për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar të kësaj partie.

    Për thirrjen e Kuvendit janë të nevojshme 1500 firma delegatësh, ose 15 % e tyre, ndërsa ish-Kryeministri ka mbajtur tre takime, një në Tiranë, një tjetër në Fier dhe dje në Vlorë, ku ka shpalosur qëndrimet e tij.

    Ndërkohë mes anëtarëve të PD po qarkullon një kërkesë, e cila duhet të plotësohet dhe të firmoset, ku mbështetet thirrja e Kuvendit Kombëtar, ndërsa thekoshet se gjendja e demokracisë së brendshme në këtë parti është e rëndë, pasi janë dhunuar parimet themelore, statuti dhe forumet e partisë.

    Po çfarë do të synohet me thirrjen e Kuvendit Kombëtar, në kushtet kur kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë mbledhje forumesh që do të analizojë vendimin e Qeverisë amerikane, apo sikundër është etiketuar një “Kuvend anti-amerikan”.

    Në dokumentin e mëposhtëm janë 4 pika, që i propozohen Kuvendit Kombëtar, që nisin me ndryshimet statutore, për rikthimin dhe garantimin e demokracisë së brendshme, dhe përfundojnë me analizimin e qëndrimeve të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

    Pikat kryesore të propozuara

    Miratimi i ndryshimeve statutore sipas propozimeve, konform nenit 43/4 dhe 60 të statutit të PD për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimmarrjen në forumet e Partisë Demokratike.

    Analiza e qëndrimeve të Kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave të statutit, si dhe forumeve të PDSH.

    Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore të propozuara dhe thirrja e referendumit të anëtarëve për të miratuar vendimet e Kuvendit Kombëtar.

    Përcaktimi i aksionit politik opozitar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!