×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbardhet shkaku i masakrës në Pogradec, 44-vjeçari tentoi të vrasë të bijën

    Reporteri
    07 Gusht 2020 | 15:01

    Zbardhen detaje të reja nga masakra e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Buçimas të Pogradecit. Të afërmit e viktimës, Firdes Çekiçi, shprehen se e gjithë ngjarja ka nisur për një telefon, që mbante vajza 15-vjeçare e autorit.


    44-vjeçari Olsi ka dashur të vrasë të bijën për shkak të tij, por e jëma ka ndërhyrë për të mbrojtur mbesën e mitur. Ky ka qenë shkaku i konfliktit që fillimisht nisi verbalisht dhe përfundoi me masakrimin e 70-vjeçares.

    “Shkaku është bërë një telefon që ka gjetur, një telefon të çupës. Për ta mbrojtur gjyshja doli para dhe e pësoi ajo. E ëma ka qenë një njeri shumë i mirë, për mbrojtje për vajzën, ndodhi kjo që ndodhi. Në shtëpi rrinin ato të katër, nuk kishte njeri tjetër. Për telefonin e vajzës iku një jetë”, tha një i afërm i viktimës.

    Ai ka akuzuar institucionet që e kanë lënë të lirë 44-vjeçarin, i cili vuante nga problemet mendore, ndërsa shton se ai ushtronte dhunë ndaj të ëmës dhe ajo e kishte denoncuar disa herë, për ishte tërhequr pasi i dhimbsej.

    “Për mendimin tim them çfarë është ai doktor që e lëshoi. Ajo ka kryer disa denoncime dhe i tërhoqi, se evlat kush do që t’i rrijë djali në burg. Faji këtu është i institucioneve që nuk kontrollojnë”, u shpreh i afërmi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!