×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbulohen 40 fidanë kanabis në një zonë të pyllëzuar në Vlorë, procedohet kryeplaku

    Reporteri
    21 Gusht 2019 | 16:22

    Policia e Vlorës asgjeson 40 fidanë kanabis. Bimët narkotike u gjetën në një zonë të pyllëzuar në Gjormë ditën e djeshme.


    Në lidhje me këtë ngjarje, u proceduan penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit P. S., 49 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë kryeplak i këtij fshati dhe A. V., 56 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.

    Kontrolli masiv i territorit vijon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!