Zbulohen emrat e dy të plagosurve që ka mundësi të dërgohen në Itali për mjekim më të specializuar.
Bëhet fjalë prë Xhesika Biqikun 20 vjeç dhe Marlind Shkodra 30 vjeç, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se po bëhet vlerësimi i parametrave shëndetësor.
“Është rasti i një djali i cili ka ardhur me traumë të kokës dhe gjymtyrëve, po vlerësohet për tu çuar jashtë dhe një vajzë e cila ka pasur 2 ndërhyrje kirurgjikale po vlerësohen parametrat” informoi sot ministrja Manastirliu nga spitali i Traumës ku vizitoi te plagosurit nga tërmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.