Një turist i moshuar humbi jetën sot në mesditë, në plazhin e Durrësit. 70 vjeçari nga Bosnje-Hercegovina, u ndie keq pasi u fut të lahej në det.
Pushesit e tjerë e ndihmuan dhe e nisën drejt spitalit të Durrësit, ku më pas ka ndërruar jetë, për shkak të infarktit. Që prej fillimit të verës, disa të moshuar kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme në plazhet e Shqipërisë.
Sipas mjekëve, temperaturat e larta zgjerojnë enët e gjakut dhe duke qenë se zemra nuk ushqen organet e tjera, por edhe veten, sforcohet duke çuar në infarkte.
Shtrëngim ne gjoks, rendim të krahëve, këmbëve e shpatullave, djersë, janë disa nga shenjat që duhen vlerësuar menjëherë.
Mjekët rekomandojnë që njerëzit e predispozuar për problem zemre të kryejnë një kontroll, para se të nisen me pushime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.