×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbulohet strategjia e Bashës për të penguar protestën e Berishës para selisë së PD-së

    Reporteri
    08 Janar 2022 | 9:41

    Edhe pak orë kanë mbetur nga protesta e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha. Basha ka mbërritur i pari në selinë e PD duke u drejtuar në zyrën e tij ku ka planifikuar një ditë normale pune me mbledhje dhe takime.

    ABC News raporton se në parkingun e selisë blu kanë nisur të afrohen një numër i madh automjetesh të cilat janë parkuar njëra pas tjetrës duke zënë pjesë më të madhe të hapësirës.

    Kjo duket të jetë një strategji e Bashës për të penguar grumbullimet e protestuesve para selisë blu.

    Ai ka thirrur sot në takim kryetarët e degëve në orën 11:00 në lidhje me kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor.

    Pas mbledhjes me kryetarët e degëve pritet të mblidhet kryesia e Partisë Demokratike.

    Ndërkohë në orën 12:00 ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetësit e tij do të nisen drejt selisë për të mbajtur protestën kombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!