Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë ditën e premte, në orën 11:00.
Në mesazhin që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar anëtarëve të Kryesisë, mësohet se në rend të ditës të mbledhjes së Kryesisë pritet të jetë miratimi i metodologjisë së analizës së zgjedhjeve të 25 prillit, si dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021.
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
1.Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.
2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi”, thuhet në mesazhin që i ka dërguar Bardhi anëtarëve të Kryesisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.