×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zgjedhjet në PD, Sali Berisha mbi dy orë në selinë e partisë

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 14:26

    Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën.


    Mësohet se Berisha ka qëndruar në zyrën e Bashës për më shumë se dy orë.

    Ndërkohë nuk dihet se çfarë është diskutuar mes Berishës dhe Bashës, por ky takim vjen në ditën e zgjedhjeve në PD, ku mbi 75 mijë anëtarë të kësaj force politike po votojnë për të zgjedhur kreun e ri, që do t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme.

    Vetë Basha dhe Berisha kanë votuar në Tiranë, ndërsa në garë janë katër kandidatë, kreu aktual i PD, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!