Deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, Edmond Spaho, është përplasur me një person në një Qendër Votimi në Zvezdë.
Vetë Spaho ka deklaruar për mediat shqiptare se ka dashur të kontaktojë me komisionerin dhe nuk e kanë lejuar të futen.
Ai gjithashtu tha se këta persona kanë intimiduar votuesit.
“Kam dashur të kontaktoj me komisionerin dhe nuk më kanë lënë të futem. Më kanë shtyrë për të dalë jashtë. Intimidojnë njerëzit. Kam lajmëruar dhe policinë”, tha Spaho.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.