Mbrëmja e 20 tetorit 2021 ishte kontakti i fundit që biznesmeni i inerteve në Tiranë, Ruzhdi Hoxha kishte me familjarët e tij.
Nga ajo ditë për 43-vjeçarin nuk ka asnjë gjurmë. Fillimisht ishte djali i tij që referoi rastin në komisariatin numër 5 për tu referuar më pas në Policinë e Tiranës.
Pavarësisht kontrolleve të shumta të ushtruara si dhe personat e shoqëruar uniformat blu ende nuk kanë rënë në gjurmët e 43-vjeçarit, baba i dy fëmijëve.
Burime nga grupi hetimor i thanë Euronews Albania se biznesmeni i inerteve është fiksuar për herë të fundit nga një kamera sigurie në autostradën Tiranë-Durrës.
Sakaq mësohet se nga kërkimet e kryera blutë e kryeqytetit kanë mundur të gjejnë kartën sim të telefonit të biznesmenit përmes së cilës janë zbuluar dhe komunikimet e fundit të 43-vjeçarit.
Mes tyre është dhe një telefonatë me shtetasin Ferdinant Rrushi i skeduar nga drejtësia italiane për trafik droge. Ky i fundit i njohur dhe si Fredi Rushi pas deklarimeve të dhëna është ndaluar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.
Ndonëse policia ende nuk asnjë gjurmë lidhur me zhdukjen e biznesmenit të interteve dyshimet e hetuesve janë se ai mund të jetë rrëmbyer ose larguar me dëshirën e tij, ndërsa nuk përjashtohet as pista e pazareve të drogës.