×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zhduket historia, shembet dyqani ku shiste Enver Hoxha e Mit’hat Frashëri, do ndërtohet godina 25 kate

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 8:19

    Librari Flora ku në vegjëli shiste Mit’hat Frashëri, dhe dyqani i cigareve ku tregtonte Enver Hoxha është shembur nga bashkia e Tiranës për ti hapur vendin një pallati 25 katësh.


    Historianët e konsiderojnë një skandal dhe fshirje të plotë të kujtesës së kryeqytetit. Ndaj kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme për të ruajtur ato pak objekte të mbetura.

    Me marrjen e mandatit të parë të kryebashkiakut, Erion Veliaj deklaroi mbështetjen e moratoriumit për ndërtimin e pallateve.

    Por nisma nuk pati jetë të gjatë. Gradualisht objektet shumë katëshe nisën të mbijnë në kryeqytet.

    Me dhe pa dashje, u zhdukën në qetësi të plotë dhe objekte të veçanta për Tiranën.

    Rasti më i rëndë ishte ai i Teatrit Kombëtar, që deri dy ditë më parë konsiderohej atraksion turistik për Bashkinë e Tiranës.

    Por së fundi nën zë janë shembur banesa që kanë mbartur jo vetëm traditë por edhe histori.

    Dikur në këtë zonë tashmë të rrethuar shiste në vegjëli ish-diktatori Enver Hoxha, e ngjitur me të tregtonte Mit’hat Frashëri.

    “Dyqani Flora ka qenë pronë e familjes Bakiu në Tiranë, dikur diktatori ka pas shitur cigare aty. Ishte epiqendra e Tiranës, ka qenë dyqani i luleve, mapo e madhe.”

    Tirana nuk është më ajo që ka qenë dikur e madje historiantët shprehen me keqardhje se po shkatërrohet e shkuara.

    “Janë rrugë historike, nuk vihet dorë ashtu në rrugët historike.Më vjen keq, ndjej dhimbje të madhe.”

    Por në vend që ky vend të shërbente për tërheqjen e turistëve, tashmë është shndërruar në një shesh ku do të ngrihet një objekt 85 metër i lartë me 25 kate.

    Lejen për këtë godine e ka marrë kompania “ANA Sh.p.k”.

    Ndërsa shumë shpejt Monumentet historike në qendër të kryeqytetit do të zhduken, nën hijen e qiellgërvishtësve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!