×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zheji-Ramës: Kërkoi falje Kosovës dhe mbylle për ca kohë gojën gënjeshtare

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 10:49

    Gazetari Artur Zheji ka komentuar “Mini-Shenegenin Ballkanik” që kryeministri Rama e trumpeton aq shumë.


    Në thelb të shkrimit të Zhejit, është fakti se Rama duhet t’i kërkojë falje Kosovës për nismën që është përfshirë.

    Këtë, gazetari e shpreh me mburrjen e Ramës mbi leximin e veprave letrare, që sjellin zhvillim, por që sipas Zhejit kjo është të jesh një hileqar tipik apo maksimumi një kryetar koperative.

    Në fund të shkrimit, gazetari i kërkon Ramës që ta mbylli gojën për ca kohë, pasi është duke gënjyer shumë.

    Kujtojmë se Rama priti në Tiranë, presidentin serb Aleksandër Vuçiç ngjarje e cila u shoqërua me protesta dhe reagime të shumta.

    Shkrimi i plotë:

    Sot KM-ja nxorri në mediat e fshatit një thënie jashtë kontekstitit filozofik, të filozofit Kierkegaard, për të na mbushur mendjen se ajo që bëri me Mini Shengenin dhe qasjen e turpshme kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj Kosovës, është një fryt i leximeve të veta filozofike, ku fantazmat e këshillojnë të “guxojë”, që të mos humbë veten.

    Më kujtohet se në vitet ’90, qarkullonim midis nesh, një libërth të këtij filozofi, me këtë emër të vështirë dhe krejt depresiv në veprën e tij, gjëndje që na përshtatej shumë në zymtësinë e diktaturës ku jetonim asokohe.

    Por ta shfletosh sot Kierkegaardin dhe t’ja japësh publikut, sepse të shkon me mjekrën e rritur dhe se kërkon të justifikosh budallallëkun që bëre me vetëdije me Vuçiçin në Tiranë, është të jesh një hileqar tipik apo maksimumi një kryetar kooperative që mburresh se ke lexuar Marksin, pavarësisht se nuk ke realizuar planin e korrje-shirjeve.

    Të ka ecur deri tani me këto, e ndoshta të ecën më tej, o kryeministri i fshatit tonë, po më mirë te del të kërkosh falje drejt e drejtë se e ke menderosur për faqe të zezë!
    Të leverdis më mirë të thuash se je i paditur, sikundër je në të vërtetë, se të shtiresh i mbiditur, që na vuan nga keqkuptimi me injorancën që të rrethon…
    Kërkoi falje Kosovës dhe Prishtinës zyrtare dhe mbylle për ca kohë gojën gënjeshtare!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!