×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zheji: Serbët gëzohen kur shohin Ramushin e Ramën duke u grindur

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 8:12

    Analisti dhe drejtuesi i emisionit “360 Gradë” në RTV Ora, Artur Zheji sheh një diferencë të thellë në qasjen publike të kryeministrit Rama dhe atij të Kosovës Haradinaj ndaj njëri-tjetrit.


    Ndërsa i pari nuk kurseu akuzat publike nga Tirana në mbyllje të Samitit me Vuçiç në drejtim të shefit të qeverisë së Kosovs duke e quajtur gënjeshtar, vetë Haradinaj është treguar më i tërhequr dhe u kujdesshëm.

    Për Zhejin e gjitha kjo çon ujë në mulli të Serbisë, ndaj dhe i kujton Ramës se ai që sot e quan gënjeshtar luftonte për çlirimin e Kosovës në kohën kur ai si Ministër hante krudo.

    Zheji: Vlerësimet shkojnë në favor të Ramushit, nuk e shet vëllain publik. Çfarë kemi inat me njëri-tjetrin hajde ti flasim brenda katër mureve. Serbët gëzohen kur shikojnë Ramushin dhe Ramën, Rama që i thotë Ramushit gënjeshtar. Një sekondë, aty ka pasur gazetarë që kanë përkthyer dhe nuk ka gëzim më të madh sesa Ramboja, apo një nga heronjtë e Luftës Çlirimtare të Kosovës të cilësohet nga Rama që atëherë ka qenë Ministër Kulture dhe hante krudo kur Ramboja që i thotë gënjeshtar luftonte.Duhet të mësojmë nga takti, Rama e përdor shqipen më mirë se Ramushi por thelbi i qasjes në publik në këtë rast i Haradinaj ka një diferencë të madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!