×
  • Lajme
  • Shqipëria / Video

    Zjarr i madh në autostradën Tiranë-Durrës

    Reporteri
    23 Shtator 2023 | 22:52

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme një magazinë që ndodhet përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

    pamjet e publikuara nga A2CNN shihen flakët që kanë përfshirë objektin.

    Ende është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme, flakët kanë përfshirë një fabrikë bojërash që ndodhet përgjatë autostradës.

    Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të shmangin kalimin e automjeteve në këtë aks rrugor, në të dy senset e lëvizjes.

    Ndërkohë në vendngjarje mësohet se ndodhen shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!