×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zjarr i madh në Finiq të Vlorës, evakuohen banorët

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 17:26

    Zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Aliko në bashkinë e Finiqit. Flakët të favorizuara nga era rrezikojnë banesat.


    Burime për Ora News, bëjnë me dije se për shkak të zjarrit dhe situatës që është krijuar, banorët janë evakuuar.

    Mësohet se shërbimet e zjarrfikëses nga Saranda, Finiqi dhe Delvina kanë mbërritur në fshat dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

    Burime bëjnë me dije se 8 hektarë tokë është përfshirë nga zjarri.

    Ndërkohë Kryebashkiaku, Kristaq Kiço, është shprehur se zjarri po afrohet edhe në fshatin Rahullë zjarri po u afrohet banesave për shkak të flakëv. Ai shton se kanë kërkuar ndihmë që të bëhet ndërhyrje edhe nga ajri.

    Forcat zjarrfikëse dhe të policisë janë në Aliko dhe po mundohen që zjarri mos të futet në banesa. Janë evakuuar disa banorë nga banesat e tyre. Ndërkohë që problemi në këtë moment është edhe në fshatin Rahullë ku zjarri i afrohet banesave. Kjo edhe për shkak të erës që ndihmon në përhapjen e zjarrit

    Jemi njoftuar rreth orës 13:30. Është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri. Kemi komunikuar me shërbimin civil.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!