×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zjarr i madh në një lagje të Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave

    Reporteri
    12 Gusht 2021 | 22:32

    Një zjarr ka rënë këtë mbrëmje në lagjen Magaze në Fushë Krujë.


    Flakët kanë djegur një sipërfaqe me shkurre, ndërsa rrezikohen banesat aty pranë.

    Raportohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen dhe neutralizimin e flakëve.

    Më herët u raportua për vatra zjarri në Berat dhe në Lushnje, të cilët po vihen në kontroll nga ekipet zjarrfikëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!