×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zjarr në Maliq, u rrezikuan disa ndërtesa

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 7:00

    Një stallë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Sovjan të Maliqit në Shqipëri.


    Flakët janë përhapur shumë shpejt dhe disa ndërtesa kanë qenë në rrezik serioz nga djegia.

    Fatmirësisht, deri tani nuk janë raportuar lëndime në njerëz, por ka pasur dëme të shumta në bazën ushqimore.

    Zjarrfikësit e Maliqit, Korçës e Pogradecit kanë ndërhyrë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe kanë arritur të vënë flakët nën kontroll, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

    Stalla e djegur është në pronësi të Novrus Dautllarit, dhe nga vëzhgimet paraprake mendohet se zjarrvënia ka qenë aksidentale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!