×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zjarri në Shëngjin, lirohen dy të akuzuarit

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 15:17

    Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në malin e Shëngjinit.


    Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

    Tre ditë më parë, policia arrestoi shtetasit Ardit Ujka dhe Milton Ivanaj. Mësohet se të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

    Në malin e Shëngjinit u dogjën dhjetëra hektarë shkurre dhe pisha si dhe u rrezikuan edhe banesat aty pranë. tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!