×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zyrtari i lartë shqiptar, fans i madh i Bregoviqit – i bën targë me emrin e tij

    Reporteri
    21 Gusht 2021 | 11:16

    Drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, duket se është fansi më i madh i këngëtarit serb Goran Bregoviq.


    Ai i ka personalizuar një targë me emrin e tij shoqëruar me një zemër në fund dhe foton e ka postuar në një Instastory në profilin e tij.

    “Qoka për Bregoviçin”- shkruan Gonxhe, i cili edhe më herët ka mbështetur ardhjen dhe performimin e tij në Festivalin e Birrës në Korçë, për të cilin pati shumë polemika nga shqiptarët.

    Gonxhe në një status të gjatë kritikonte zërat kritikë ndaj serbit dhe i uronte mirëseardhjen, ndërsa tanimë i bën dhurata të njëjtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!