×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zyrtari i policisë përdor makinën e shërbimit për të shkuar në plazh

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 8:57

    Teksa vendi gëlon nga ngjarjet e rënda kriminale që kanë tronditur opinionin publik muajt e fundit dhe kanë krijuar një klimë pasigurie për të gjithë qytetarët, zyrtarët e Policisë së Shtetit duket se nuk i shqetëson aspak kjo situatë.


    Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ tregon një zyrtar të Policisë që po përdor makinën e shërbimit për të shkuar në plazh me familjen.

    Siç shihet dhe në video, në xhamin e pasëm të makinës dallohet qartë edhe një çadër plazhi.

    Gjithashtu zyrtari i policisë në fjalë shihet duke folur në telefon teksa i jep makinës, duke thyer kështu edhe rregullat e qarkullimit rrugor.

    Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në vendin tonë dhe tashmë duket se është kthyer në një “trend”.

    Skandali/ Zyrtari i policisë përdor makinën e shërbimit për të shkuar në plazh on Vidnews.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!