×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiprim Arifi në gjendje të rëndë shëndetësore

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 17:23

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se është në gjendje të rëndë shëndetësore.


    Përmes një postimi bërë faqen e tij në Facebook ka shkruar se gjendet momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës

    Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital.

    Ju përshëndes të gjithëve.
    Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!