×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiprim Arifi thirrje Kurtit e Ramës: Ndani 8 milionë euro për Luginën e Preshevës sa nuk është vonë

    Reporteri
    20 Qershor 2022 | 10:45

    Në prag të mbledhjes së dy qeverive, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar të krijohet Fondi Kombëtar i Solidaritetit të jetësohet.

    Arifi ka kërkuar nga dy qeveritë të ndajnë së paku 8 milion euro, për mbështetjen e projekteve dhe mbajtjes gjallë të shqiptarëve në Luginë, përndryshe “nesër” do të jetë vonë.

    Postimi i tij:

    Apel dy qeverive tona ????

    Mbledhja e dy qeverive shqiptare që mbahet sot në Prishtinë, mes tjerash do të ketë si pikë diskutimi edhe mbështetjen financiare ndaj Luginës së Preshevës.

    Në këtë kontekst presim që në takimin e përbashkët të dy qeveritë tona, nisma e para dy viteve për krijimin e FONDIT KOMBËTAR TË SOLIDARITETIT të jetësohet si një mekanizëm afatgjatë mbështetës për Luginën.

    Në kuadër të kësaj nisme apelojmë dy qeverive tona që të ndajnë së paku 8 milion euro, për mbështetjen e projekteve dhe mbajtjes gjallë të shqiptarëve në Luginë, përndryshe “nesër” do të jetë vonë. ?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!