Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë ndërmarrë një iniciativë për t’u përfshirë në fazën përfundimtare të dialogut Beograd-Prishtinë.
Iniciativa u nënshkrua nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, kryetari i Bujanovcit, Shaip Kamberi dhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb Fatmir Hasani, raporton RTS, transmeton Reporteri.net.
Këtë letër shqiptarët e tri komunave të jugut të Serbisë ia kanë dërguar Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit, ku argumentojnë se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë “është një mundësi për zgjidhjen e problemeve jetike për shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja”.
Përpos Mogherinit, shqiptarët e Luginës këtë letër ia kanë dërguar edhe presidentit Hashim Thaçi si dhe kryesuesve të dialogut, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.