×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarët e serbët protestojnë në mbrojtje të Lepencit

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 16:05

    Në Biti të Poshtme, është mbajtur një protestë e përbashkët mes shqiptarëve e serbëve në mbrojtje të lumit Lepenc.


    Policia e Kosovës e cila nuk ka lejuar banorët të afrohen tek vendi ku po kryhen punimet.

    Punimet po kryhen nga Sherif Ramë Uka, ndërmarrës privat. Kujtojmë se banorët e kësaj pjese furnizohen me ujë të pijshëm nga lumi Lepenc, transmeton koha.net.

    Gjithashtu, vlen të përmendet që banorët e Bitisë së Poshtme në Shtërpcë, edhe më herët kanë protestuar kundër ndërtimit të hidrocentralit në rrjedhën e lumit Lepenc, porse, punimet kanë vazhduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!