×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarët kërkojnë 4 pozita të larta për të hyrë në Qeverinë e Serbisë, e duan 1 ministër

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 12:43

    Koalicioni i shqiptarëve të Luginës sot janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqit me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e futjes në qeveri.


    Në deklaratën e Koalicionit të Shqiptarëve thuhet se ata janë të gatshëm të hyjnë në qeveri me kusht që të kenë 4 pozita të larta shtetërore.

    Ata duan që të marrin drejtimin e një Ministrie, konkretisht Ministrisë së Pushtetit Lokal, ndihmës Ministrinë e Ekonomisë, sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe kryetarin e Trupit Koordinues, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i Koalicionit të Shqiptarëve pas takimit me Vuçiqin:

    Me ftesë të tij, sot u takuam në Beograd me presidentin e Serbise Vucic.

    Shqiptarët nuk duhet të jenë pjesëmarrës në formimin e qeverisë duke parë politikën diskriminuese të Serbisë ndaj Shqiptarëve 20 vite të fundit, duke mos qenë të integruar në Institucionet shtetrore, duke na pasivizuar adresat e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke mos i dhënë rëndësi zhvillimit ekonomik, duke na neglizhuar në të gjitha format që na kanë sjellur shpërnguljen e Shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në mënyrë masive.

    Të gjitha këto flasin për mospërfshirjen tonë në Qeveri, mirëpo pas diskutimeve të djeshme me kolegët e mi dhe sot pas takimit me presidentin serb, duke shpresuar një “Serbi të re”, që presidenti e proklamon një Serbi me perspektivë Europiane, ne si Koalicion i Shqiptarëve kemi propozuar me këto kushte të marrim pjesë në qeverisje të këtij shteti:

    1. Ministri i Ministrisë së pushtetit lokal

    2. Ndihmës Ministrin e Ekonomisë

    3. Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit

    4. Kryetarin e Trupit Koordinues

    Këto 4 kushte janë të ndërlidhura ngusht me problemet tona kryesore që i kemi gati 20 vite, tani shpresojmë që presidenti e ka kuptuar qasjen serioze të këtij koalicioni dhe presim përgjigje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!