Shfaqja e filmit dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, që sipas regjisorit serb, paraqet mënyra aktuale me të cilat mund të rebelohemi kundër padrejtësive të sistemit në të cilin jetojmë”, nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Amerikës, të cilët për afro dy orë protestuan fuqishëm para kinemasë SVA, në qendër të Nju Jorkut.
Ata u mblodhën me flamuj kombëtarë jashtë hyrjes së kinemasë duke brohoritur UÇK, dhe duke ia përmendur Serbisë gjenocidin e kryer në Kosovë, transmeton Reporteri.net.
Policia po siguronte vendin, ndërsa regjisori Malagurski në një moment u afrua dhe i tha diasporës shqiptare të mbledhur se “e vërteta po dilte në dritë”.
Dokumentari në fjalë zgjatë 54 minuta dhe është realizuar në shtator të vitit të kaluar. Për filmin dokumentar patën reaguar edhe autoritet e Kosovës – që e dënuan një dokumentar të tillë ku Kosova, paraqitet me një imazh të keq. /Reporteri.net