×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

    Reporteri
    21 Qershor 2025 | 20:33

    Komuniteti shqiptar në New York ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “Mollës së Madhe” duke veshur me ngjyrat kuq e zi një nga zonat më në zë të këtij qyteti.

    Mijëra shqiptarë marshuan përgjatë Central Park në West Manhattan, duke sjellë për të disa orë një shije shqiptare në qendrën e Amerikës.

    Edhe këtë vit parada u organizua nga “Albanian Roots”, me të përhershmin Marko Kepi që mbajti dhe fjalën përshëndetëse.

    Përpara paradës, kreu i bashkisë së New Yorkut organizoi një pritje për komunitetin shqiptar në banesën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!