Pas përmbytjeve që morën jetën e të paktën 157 personave në Gjermani, njerëz të vullnetit të mirë po ndihmojnë qytetarët gjerman që pësuan nga vërshimet.
Një ndihmë të tillë e ka dhënë edhe shqiptari Arbnor Qerimi, në Düren, bashkë me punëtorët e tij.
Qerimi ka thënë se ka ardhur koha që t’i ndihmohet Gjermanisë ashtu sic e ndihmoi ky vend mik Kosovën.
“Kemi marrë iniciativën që të ju ndihmojmë gjermanëve ashtu siç këta na kanë ndihmuar neve në kohën më të vështirë. Është një gjendje shumë e rëndë. Gjermani faleminderit, mos harro jemi me ju”, tha ai.
Të paktën 157 njerëz raportohet të kenë vdekur nga përmbytjet, duke përfshirë katër zjarrfikës. Rreth 31 persona kanë vdekur në Belgjikë. Po ashtu është raportuar edhe për shumë të zhdukur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.