Një azilkërkues shqiptar, i cili pretendoi se ishte homoseksual, ka humbur çështjen pasi u zbulua se është martuar me një grua
Esmir Demaj kërkoi të drejtën për të qëndruar në Britani me pretendimin se ishte homoseksual, por më vonë rezultoi se kishte “mashtruar qëllimisht” Zyrën e Brendshme (Home Office).
Një gjyqtar i emigracionit pranoi se “seksualiteti është një spektër”, por theksoi se Demaj nuk kishte njoftuar autoritetet për “ndryshimin e rrethanave” të tij.
Kjo erdhi pasi ai informoi një tribunal për “ndryshimin” e orientimit seksual ndërmjet dy përpjekjeve ligjore për të marrë të drejtën e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Demaj, një person me histori të shmangies së kontrollit të emigracionit, tani ka humbur përpjekjen për t’u rikthyer në Britani.
Fillimisht ai kishte kërkuar azil me arsyetimin se ishte homoseksual, por më pas rezultoi se ndodhej në një “marrëdhënie të përkushtuar heteroseksuale”.
Tribunali i Lartë për Azil dhe Emigracion dëgjoi se në prill 2023 – pasi kërkesa e tij e parë ishte refuzuar – Demaj ishte kthyer në vendlindje. Më pas ai aplikoi për t’u rikthyer në Britani për t’u bashkuar me bashkëshorten e tij, por kërkesa u refuzua nga një zyrtar emigracioni në shtator 2023./dailymail/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.