Në ngjarje makabër ka ndodhur para disa ditëve në Limburg të Gjermanisë, ku një burrë ka vrarë gruan e tij me sëpatë.
E gjithë ngjarja makabre ka ndodhur në një vend publik, para syve të dëshmitarëve, njëri prej të cilëve ka qëlluar shqiptar dhe ka dërguar një video në adresë të Reporterit.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme burri i cili fillimisht raportohet se ka goditur me veturë gruan e tij, nxjerrë një çekan dhe fillon ta godasë pesë herë në kokë.
Ndërkohë, mediat gjermane shkruajnë se gruaja 31 vjeçare me gjasë ka qenë e vdekur në momentin kur po përjetonte goditjet.
Pas ngjarjes, autori i krimit nuk bën panik. Relativisht i qetë burri 34 vjeçar, i quajtur Imad kthehet mbrapa në parking por nuk mendon që të ikë. Afrohet drejt trotuarit dhe pret policinë, të cilët vetë i kishte telefonuar.
Burri u arrestua pa rezistencë, në vendin e ngjarjes. Në makinën e tij u gjet edhe një thikë dhe një pistoletë.
Deri më tani ende nuk dihen arsyet e një krimi të tillë, por mediat gjermane shkruajnë se çifti gjerman me prejardhje nga Tunizia ishin në proces të divorcit.
Kujdes, pamjet në vijim mund të jenë shqetësuese për disa nga lexuesit tanë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.