×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptari vret me plumb në kokë të dashurën 19-vjeçare, mediat greke: Motiv xhelozia

    Reporteri
    03 Dhjetor 2022 | 12:03

    Xhelozia dhe kokaina bënë që banakieri 23-vjeçar shqiptar të vriste partneren e tij 19-vjeçare, po shqiptare dhe më pas të thërrasë policinë dhe të dorëzohet.

    Ngjarja e rëndë mendohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në banesën ku çifti jetonte në Kaminia, Pire.

    Mediat greke shkruajnë se gjatë një debati mes çiftit, i riu shqiptar duke qenë nën ndikimin e drogës, konkretisht kokainës ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve dhe ka qëlluar dy herë në kokë bashkatdhetaren e tij 19-vjeçare.

    Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë ka lajmëruar policinë dhe efektivët sapo mbërritën në vendngjarje dhe vunë në pranga.

    Autori 23-vjeçar punonte në një lokal nate në Pire, ndërsa 19-vjeçarja punonte në një klub nate në Kallithea.

    Autori ka qenë dhe më parë i shoqëruar në Polici pas një zënke që ka pasur me partneren, dhe ka deklaruar para autoriteteve se konflikti ka ndodhur për shkak se ai është xheloz për 19-vjeçaren.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!