×
  • Lajme
  • Lajme / Peticion online

    Shqiptaro-amerikanët i kërkojnë Qeverisë ta heqë tarifën ndaj ShBA-së: Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë

    Reporteri
    14 Prill 2025 | 10:02

    Këshilli për Raportet Shqiptaro-Amerikane ka nisur një iniciativë përmes një peticioni online, duke ftuar qytetarët që të mbështesin kërkesën për eliminimin e tarifës 10% që aktualisht aplikohet ndaj produkteve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sipas përfaqësuesve të Këshillit, një veprim i tillë do të përforconte marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së, duke rikonfirmuar aleancën strategjike dhe besimin e ndërsjellë.

    “Në mënyrë të pabesueshme, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë – një vend që shpall haptazi ambiciet e saj territoriale dhe vazhdon të destabilizojë Kosovën dhe rajonin – ndërsa vazhdon të mbajë një tarifë prej 10% për mallrat amerikane!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!