×
  • Lajme
  • Lajme

    ShSKUK: 31 pacientë me COVID-19 pozitivë po marrin trajtim spitalor

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 12:29

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 116 pacientë nga Covid-19, 31 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 85 me oksigjeno-terapi.


    Në QKUK janë të shtrirë 85 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 68 me oksigjeno-terapi.

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

    Klinika Infektive, 18 pacientë
    Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë

    Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 31 pacientë:
    13 të konfirmuar pozitivë
    17 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
    Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
    Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
    Spitali i Pejës, 17 pacientë
    Spitali i Gjilanit, 4 pacientë
    Spitali i Ferizajt, nuk ka pacientë
    Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë
    Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!