×
  • Lajme
  • Lajme

    ShSKUK dënon sulmin ndaj punëtorit të sigurimit fizik në Spitalin e Gjakovës

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 12:34

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës e ka dënuar sulmin fizik ndaj punëtorit të Spitalit të Gjakovës.


    “ShSKUK dënon sulmin ndaj punëtorit të sigurimit fizik në Spitalin e Gjakovës, i cili ishte  në vendin  e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, duke i  shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

    Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës ata i konsideruan si shqetësuese dhe të papranueshme.

    ShSKUK fton organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryerësit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që  rastet e tilla të mos përsëriten më.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!