Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka hapur konkurs për profesionistë shëndetësorë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, i cili ka thënë se numri në total i tyre do të jetë afër 300, ndërsa 80 prej tyre do të jenë specialistë të profileve të ndryshme.
“Janë 300 e diçka profesionistë të llojeve të ndryshme. Në mos gaboj sepse nuk jam marrë drejtpërdrejtë, janë dikund mbi 80 specialistë të profileve të ndryshme, ka mjaftë infermierë, ka pak staf mbështetës i cili patjetër që është dashur me u forcu por në anën tjetër nuk do të jetë konkursi i fundit, ky është vetëm një fillim ku ne presim që ta stabilizojmë situatën me këtë numër të punëtorëve dhe pastaj të planifikojmë në mënyrë të mirëfilltë që për çdo dalje në pension, paraprakisht të hapet konkursi, të pranohet personi tamam në kohën e pensionimit ose të largimit nga puna të personit tjetër”, ka thënë Azizi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.