Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) dhe Shoqata Medica nga Gjakova, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi, për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve mjekësore për kategoritë e personave, të cilët janë të mbijetuara nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kështu u tha në një njoftim për media nga zyra e informimit të SHSKUK-së.
ipas njoftimin marrëveshjen e kanë nënshkruar drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, dhe drejtoresha ekzekutive e Medica Gjakova, Mirlinda Sada.
Në njoftim thuhet se, qëllimi i përgjithshëm i marrëveshjes është zbatimi i projektit “Përmirësimi i shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor tek gratë dhe vajzat me trauma të mbijetuara të dhunës në baza gjinore dhe të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”.
“Projekti synon forcimin e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve shëndetësore publike për këtë kategori. Zbatimi do të fillojë në dy komuna, në atë të Gjakovës dhe Prizrenit. Kjo marrëveshje lidhet për një periudhë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi dhe hyn në fuqi me datën e nënshkrimit të saj nga të dyja palët”, thuhet në njoftimin për media.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.