Të premten mbrëma, një specialist i kardiologjisë, B.G u kërcënua në kohën kur ishte duke kryer shërbime për pacientë.
SHSKUK-ja ka dënuar kërcënimin e mbrëmshëm ndaj mjekut kujdestar, duke thënë se këto kërcënime janë të papranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme.
“Ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre përmes faqes së SHKUK-së në Facebook.
ShSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe ndaj kërcënuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.