Shtabi i Krizës në Serbi në mbledhjen e sotme ka propozuar të hapen vendkalimet administrative midis Serbisë dhe Kosovës.
Nga e Premtja, 22 maj, testi negativ ose një leje e veçantë nuk do të jetë më e nevojshme për të hyrë në Serbi, as për shtetasit vendas dhe të huaj, është rekomandimi i Shtabit të Krizave, shkruajnë mediat serb, transmeton Reporteri.net.
Të gjithë personave që hyjnë në territorin e Serbisë do t’u jepen rekomandime shëndetësore duke thënë se ata po hyjnë në territorin ku virusi ende qarkullon, si dhe mënyrat për të parandaluar infeksionin, thuhet në rekomandimin, i cili duhet të konfirmohet të enjten në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.