×
  • Lajme
  • Lajme / Arrestohen një person

    Shtatë fanella dhe 148 kartëvizita me mbishkrime nacionaliste sekuestrohen në një veturë në Bërnjak

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 9:48

    Një shtetas kosovar është arrestuar  në pikën kufitare në Bërnjak pasi iu gjetën fanella e vizitkarta me mbishkrime nacionaliste.

    Sipas Policisë, në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar shtatë fanella dhe 148 vizitkarta që mbanin mbishkrime nacionaliste.

    Rasti është hapur për “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.

    I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

    “Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 7 fanella dhe 148 kartëvizita me mbishkrime nacionaliste. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!