×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatë nga të aderuarit në LVV, më të votuarit në parti

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 19:37

    Ndonëse ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si për subjekte politike po ashtu edhe për kandidatë për deputetë, Telegrafi ka siguruar një listë me votat e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit.


    Disa nga të aderuarit në Lëvizjen Vetëvendosje duket se kanë marr vota të mjaftueshme për të qenë deputetë në Kuvendin e Kosovës nga ky subjekt politik.

    I aderuari Hekuran Murati ka hyrë në pesëshen e parë të kandidatëve më të votuar të LVV. Ai ka marrë 22.847 vota.

    Pas tij edhe Haki Abazi ka grumbulluar një numër të madh votash, duke marrë 15.450 vota.

    Ndërsa e aderuara Labinotë Demi-Murtezi ka marr 13, 392 vota.Ndërsa Hajrullah Çeku i cili po ashtu ka aderuar së fundmi në LVV ka marr 12.056 vota. Gazmend Gjyshinca njëri ndër të aderuarit në këto zgjedhje ka marr 12.050.

    E kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi,i cili në mandatin e kaluar ishte deputet i LDK-së, mirëpo para zgjedhjeve të parakohshme aderoi në LVV, ka marr 10.087 vota.

    Kurse Taulant Kryeziu, i cili nga shoqëria civile aderoi në LVV, ka marr 6.870 vota në këto zgjedhje.

    HEKURAN MURATI – 22,847 vota

    HAKI ABAZI – 15,450 vota

    LABINOTË DEMI – MURTEZI – 13,392 vota

    HAJRULLA ÇEKU – 12,056 vota

    GAZMEND GJYSHINCA – 12,050 vota

    SHPEJTIM BULLIQI – 10, 087 vota

    TAULANT KRYEZIU – 6,870 vota

    Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve LVV ka dalë e para me 25.50 për qind të votave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!