Shtatë udhëtarë të cilët edhe u vonuan në aeroportin e Memmingen-it të dielën (22 qershor 2025), të gjithë ishin shtetas nga Kosova, kishin tejkaluar kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në Gjermani, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas policisë, ishte një çift bashkëshortësh që kishin tejkaluar afatin prej 90 ditësh të qëndrimit të lejuar me më shumë se dy javë. Saktësisht, ata kishin qëndruar 15 ditë më tepër në zonën Shengen, njoftuan autoritetet.
Një burrë tjetër 30-vjeçar nga Kosova kishte qëndruar dy ditë më shumë, ndërsa një grua 50-vjeçare e kishte tejkaluar qëndrimin me një ditë.
Nga Aeroporti i Memmingenit kanë bërë të ditur se qëndrimin e ka tejkaluar edhe një nënë nga Kosova me dy fëmijët.
Gjatë kontrollit të daljes për fluturimin e kompanisë Wizz Air drejt Prishtinës (Kosovë), një 24-vjeçare nga Kosova, së bashku me dy fëmijët e saj, u ndalua nga policia kufitare në aeroportin e Memmingen-it, pasi kishin tejkaluar me një ditë qëndrimin e lejuar në zonën Schengen. Sipas autoriteteve, ndaj personave të përfshirë u nisën procedura penale sipas Ligjit për Qëndrimin, por më pas atyre iu lejua të vazhdonin fluturimin e planifikuar.
/Allgäuer Zeitung/Reporteri.net/