×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatë të infektuar me coronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 14:53

    Shtatë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.224 testime gjithsej.


    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 12 pacientë të shëruar, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.292.

    Deri tani në Kosovë kanë vdekur nga koronavirusi 2.256 persona. Aktualisht janë 171 raste aktive.

    MSH-ja ka njoftuar se deri më sot janë vaksinuar 149.121 persona me vaksinën anti-COVID, derisa në 24 orët e fundit, 4.439 persona janë vaksinuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!